“Shtyjmë plakjen, fitojmë energji të re”/ Kryeministri Rama dhuron gjak: Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse

Shqipëria

“Shtyjmë plakjen, fitojmë energji të re”/ Kryeministri Rama dhuron gjak: Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 12:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama iu bashkua edhe këtë vit nismës për dhurimin e gjakut.

Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut”, u shpreh kreu i qeverisë, teksa dhuroi gjak.

“Ne e kemi traditë. Një pjesë këtu, që janë që nga bashkia, e dinë shumë mirë. Çdo vit, rigjenerohemi duke dhënë gjak. Sepse dhënia e gjak, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Lum kush jep. Me dhurimin e gjakut, organizmi fiton energji të re. Nuk shmanget komplet plakja, por shtyhet më tutje”.

Sipas mjekes, personat që dhurojnë gjak, janë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat