Kërkuan heqjen e masës 'arrest shtëpie', Apeli merr vendimin për Berishën dhe Malltezin

Shqipëria

Kërkuan heqjen e masës 'arrest shtëpie', Apeli merr vendimin për Berishën dhe Malltezin

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 12:42
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Seanca e sotme e zhvilluar në Apelin e Posaçëm ishte për informacionin 2 mujor.

SPAK kërkonte që Berisha të qëndronte në masën e sigurimit arrest në shtëpi ndërkohë që avokatët kërkonin ndryshim mase.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat