Ilir Demalia zbardh arsyen pse SPAK nuk po arreston Sali Berishën dhe Ilir Metën

Shqipëria

Ilir Demalia zbardh arsyen pse SPAK nuk po arreston Sali Berishën dhe Ilir Metën

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 10:46
Ilir Demalia

Uragani i drejtësisë së re nuk po kursen as “peshqit e mëdhenj”, po shkund pluhurin në dosjet e vjetra, po “kap” biznesmenë të lidhur ngushtë me krimin dhe madje po prek të “paprekshmit” e politikës. Por këto zhvillime të  bujshme nuk mund të ndodhnin pa ndihmën e amerikanëve. SHBA-të janë partneri më i madh i Shqipërisë dhe një ndër vendet që ka investuar miliona dollarë për reformën në drejtësi në Tiranë, ndërkohë që mbështetje e madhe financiare e Uashingtonit ndaj Shqipërisë është evidente prej 30 vitesh në thuajse të gjitha fushat. Kjo lëvizje e SHBA ka bërë që krerët e lartë të korruptuar të politikës të mbeten pa mburojën e tyre të fuqishme që i ka shpëtuar nga skandalet dhe aferat gjithë këto vite. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK.

Analisti i njohur Ilir Demalia thotë se Prokuroria e Posaçme provën e madhe për t’i çuar në burg e ka para syve. Në një intervistë televizive , ai tha se SPAK mund t’i kapë mat me pasurinë e tyre që nuk e justifikojnë dot, por kjo gjë është e pamundur sipas tij për drejtësinë e re.

Pse nuk po arrestohet Meta e Berisha?

Ai shprehet se Rama nuk e ka kapur SPAK, por SPAK-u është i komplekësuar pikërisht nga kjo mafie politike e lidhur me mafien kriminale që ka sunduar Shqipërinë dhe ka çimentuar sistemin piramidal të krimit, ndaj dhe arrestimet nuk finalizohen. “Unë nuk është se kam qenë optimist për SPAK-un, po jo për shkak të SPAK-ut apo gjyqtarëve të SPAK-ut, megjithëse edhe këta gjyqtar janë pjesë e këtij sistemi drejtësie që është ngritur pas 90-ës e disa të tjerë kanë qenë dhe para 90-ës. Por me të gjitha defektet, por është i padiskutueshëm vendimi i sistemit të drejtësisë në qoftë se nuk do ta respektojmë për vendimet që merr, pastaj bën dhe ankimime në shkallët që i dinë juristët, atëherë ku do të bazohet shteti i së drejtës. Unë nuk besoj që Rama ka kapur SPAK-un, por SPAK-u është i komplekësuar pikërisht nga kjo mafie politike e lidhur me mafien kriminale që ka sunduar Shqipërinë dhe ka çimentuar sistemin piramidal të krimit. Problemi është se si ka mundësi që doktori nuk kishte asnjë centimetër katror të Shqipërisë, Ilir Meta, e me radhë, si ka mundësi me të ardhurat që kanë, sepse trashëgimi pasurore nuk kishin. Këto erdhën me pardesytë e bardha të Sigurimit të Shtetit, këtë kishin pasuri këto. Dhe për 7 vjet këto u bënë me prona e të gjitha, por nuk kishin gjë të deklaruar dhe i bënë duke abuzuar me pushtetin. Janë po të njëjtët personazhe, që kanë ardhur vetëm duke u pasuruar, duke u bërë më të fortë në lidhje me krimin dhe me trafiqet e duke çimentuar sistemin oligarkik politiko-mafioz në Shqipëri”, tha ai.

Thirrja e Metës dhe Kryemadhit në SPAK

Demalia komentoi dhe thirrjen e Metës në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Hetimi pasuror ndaj Kryemadhit ka nisur rreth një vit me parë,  që u pasua edhe me kontrolle ne banesën e nënës së saj ku u sekuestruan edhe disa celularë. Në SPAK janë pyetur rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjarë të ngushtë, përfshirë edhe nënën e Kryemadhit të cilën SPAK e mori në pyetje për 5 orë 2 muaj më parë. Meta ka shpërthyer në sulme ndaj Altin Dumanit dhe këtë panik që e ka kapur ish-presidentin, Demalia thotë se ai po kupton se fundi i tij në SPAK është afër. “Nervozizmi i tij tregon gjendjen e tij. Kjo që po luhet tani është për të marrë pikërisht këtë establishment kriminal politik dhe për ta qarkulluar”, tha Demalia.

Somario

Analisti i njohur Ilir Demalia thotë se Prokuroria e Posaçme provën e madhe për t’i çuar në burg e ka para syve. Në një intervistë televizive , ai tha se SPAK mund t’i kapë mat me pasurinë e tyre që nuk e justifikojnë dot, por kjo gjë është e pamundur sipas tij për drejtësinë e re...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat