Një 35-vjeçare u gjet e pajetë në liqenin e Fierzës, policia: Viktima ende e paidentifikuar

Shqipëria

Një 35-vjeçare u gjet e pajetë në liqenin e Fierzës, policia: Viktima ende e paidentifikuar

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një trup i pajetë është gjetur në bregun e liqenit të Fierzës.

Policia njofton se viktima duhet të jetë e moshës rreth 35-vjeç, por identiteti i saj mbetet ende u panjohur.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat