Prençi: Gazetarë që kanë bashkëpunuar me krimin do shkojnë në prangat e SPAK

Shqipëria

Prençi: Gazetarë që kanë bashkëpunuar me krimin do shkojnë në prangat e SPAK

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 07:37
Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi

Ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi tha në një emision televiziv se 3 drejtorë të niveleve të larta në policinë e shtetit janë subjekte të SPAK.

Ai tha gjithashtu se me Metamorfoza 4 pritet të kemi mbi 40 urdhër-arreste ku mes tyre do të ketë edhe gazetarë, të cilët sipas tij kanë bërë lojën e grupeve kriminale.

“Është pak bombastike, por 3 drejtorë të nivelit të lartë të policisë së shtetit janë subjekte të SPAK. Dy drejtorë policie dhe ish-drejtorë policie, janë personazhe që kanë luajtur lojëra të dyfishta midis grupeve kriminale, kanë luajtur me dy krahë edhe me shtetin edhe me grupet kriminale, në këto momente, sturkturat e krimit të organizuar që suportonin dhe katapultonin këto personazhe janë dobësuar.

Metamorfoza 3 ka goditur së tepërmi këto grupe strukturore kriminale që kanë suportuar personazhe të dyshimtë në krye të policisë së shtetit. Për rrjedhojë, politika ka vendosur që një pjesë të tyre ti shesë dhe forma për ti shitur është nëpërmjet këtij formulari. Por mos të harrojmë se vettingu në polici ka nisur 6 vite më herët"

Shemsi Prençi tha se në operacioni “Metamorfoza 4” do ketë 40 urdhër-arreste, mes të cilëve do ketë edhe gazetarë.

“Do jenë disa punonjës policie të niveleve të larta, politikanë dhe gazetarë. Të gjithë ata që kanë bërë lojën e grupeve kriminale duke u treguar gjoja kurajoz e kanë dhënë krahun tjetër të interpretimeve politike. Unë e kam thënë se ka pasur gazetarë që kanë shkuar me peshë më të lehtë në Dubai e janë kthyer me peshë më të lehtë”,-tha Prençi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat