Banesa ku strehohej i merr jetën! Zjarri shkrumbon të moshuarin në Vlorë

Shqipëria

Banesa ku strehohej i merr jetën! Zjarri shkrumbon të moshuarin në Vlorë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 22:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person i pastrehë, rreth 70 vjeç, gjeti vdekjen në shtëpinë e braktisur ku qëndronte herë pas here në Vlorë.

Shkak u bë një zjarr që përfshiu banesën në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin bregdetar.

Fqinjët vunë re flakët dhe me mbërritjen e zjarrfikësve, u treguan se në godinë strehohej një i moshuar.

Për fat të keq, ekipi i shpëtimit nuk mundi ta nxjerrë të gjallë shtetasin, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat