Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Zonjë e hekurt! E falenderoj për kujdesin ndaj 3 fëmijëve

Shqipëria

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Zonjë e hekurt! E falenderoj për kujdesin ndaj 3 fëmijëve

Më: 28 prill 2024 Në ora: 17:55
Ilir Meta dhe vjehrra e tij

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta më anë të një postimi në rrjetet sociale, uruar vjehrrën e tij për ditëlindjen.

Në një foto sëbashku, Meta i uron edhe 100 pranvera Fatime Kryemadhit, të cilën e cilëson si zonjë të hekurt.

Meta po ashtu e falenderon për kujdesin që ajo ka treguar ndaj 3 fëmijëve, Borës, Besit dhe Erës.

Postimi i Metës:

Gjithmonë e palodhur dhe në shërbim të të tjerëve. E falenderoj në veçanti për kujdesin ndaj tre fëmijëve tanë Borës, Besit dhe Erës.

Shumë urime edhe Blertës, mbesës tjetër për gjyshen e dashur!

I uroj edhepranvera të tjera Super Fatos, zonjës së hekurt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat