Meta i nxjerr 'të palarat' ambasadores greke nga takimi i parë me të kur ishte President: Më tha si do iki unë pa asnjë sukses

Shqipëria

Meta i nxjerr 'të palarat' ambasadores greke nga takimi i parë me të kur ishte President: Më tha si do iki unë pa asnjë sukses

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:58
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbardhur takimin e tij të parë pasi mori postin e Presidentit të vendit, me ambasadoren greke në atë kohë, Eleni Surani.

Meta tregoi se ambasadorja i kishte sjellë në vëmendje çështjen e detit me Greqinë, për të cilin nuk ishte arritur asnjë marrëveshje, ndërsa i ishte përgjigjur se “detin nuk ma ka falë gjyshi, nuk është i imi, po të doni shtëpinë time, atë ua fal”.

Ilir Meta: Kur më erdhi ambasadorja greke, Eleni, në takimin e parë si president, më tha ‘si do iki unë nga Shqipëria, çështjen e detit jo, çështjen e shtetësisë së Fortlumturisë jo’, dëgjo i thash, tek kjo e detit nuk ma ka falë gjyshi, nuk është i imi, po të doni shtëpinë time, atë ua fal.

Aty është Kushtetuta dhe ka një vendim të Gjykatës, dhe unë dua ta zgjodh në interes të dy vendeve. Ti nuk do ikësh pas asnjë sukses i thash, se problemi i Fortlumturisë do zgjidhet, se çdo gjë është përdorur si një sajesë politike, të shkonte ai 90 vjeç në polici, apliko në komisariat, e kërkon procedura thoshin. Erdhi zotëria, për një javë u zgjidh çështja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat