Ora dore dhe bizhuteri me vlerë të grabitura, ja vendimi i gjykatës për dy të arrestuarit

Shqipëria

Ora dore dhe bizhuteri me vlerë të grabitura, ja vendimi i gjykatës për dy të arrestuarit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:14
Masa arrest me burg është dhënë për Behar Rexhën 35 vjeç, pronar i automjetit, ndërsa Mateo Rama 31-vjeç pasagjer.

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli dy prej personave të arrestuar gjatë operacionit “Aksesorët”, ndërsa la të lirë njëri prej tyre.

Masa arrest me burg është dhënë për Behar Rexhën 35 vjeç, pronar i automjetit, ndërsa Mateo Rama 31-vjeç pasagjer.

Gjatë operacionit “Aksesorët”, kujtojmë se u sekuestruan nga Policia e Durrësit 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, 1 bllokues valësh, 6 celularë dhe 1 automjet.

Në prangat e policisë ranë tre persona:

Eduart Selimi, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë; Mateos Rama, pasagjer në këtë automjet;

Behar Rexha, pronari i këtij automjeti. Sipas hetimeve dyshohet se këta persona këto sende me vlerë ia kanë vjedhur një koleksionisti italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat