Shiti makinën dhe denoncoi në polici sikur ia vodhën, arrestohet 44-vjeçari në Velipojë

Shqipëria

Shiti makinën dhe denoncoi në polici sikur ia vodhën, arrestohet 44-vjeçari në Velipojë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi kishte shitur makinën e tij dhe më pas denoncoi në polici sikur ia kishin vjedhur.

Si pasojë, Gjykata ka caktuar për burrijn masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin në kërkim 44 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjygjësore”, sepse ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin, ndërkohë që e kishte shitur atë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat