Vodhi një automjet të parkuar poshtë pallatit, arrestohet në Kurbin një 40-vjeçar

Shqipëria

Vodhi një automjet të parkuar poshtë pallatit, arrestohet në Kurbin një 40-vjeçar

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një qytetari nga Laçi iu vodh automjeti i tij “Lancia” të cilin e kishte parkuar poshtë pallatit.

Pasi bëri denoncimin në polici, u bë e mundur që gjatë mesnatës gjetja e mjetit të vjedhur në një rrugicë dytësore, ku autori po tentonte të largohej së bashku me automjetin në drejtim të një qyteti tjetër, me qëllim shitjen e mjetit.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap. 40-vjeçari G.N u arrestua shumë shpejt nga policia, dhe mbi të rëndon vepra penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat