Ulet me 8 lekë për litër çmimi i naftës, benzina rritet me 6 lekë

Shqipëria

Ulet me 8 lekë për litër çmimi i naftës, benzina rritet me 6 lekë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Bordi i Transparencës njoftoi çmimin e ri të naftës, ku ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë. Me anë të një njoftimi të bërë Bordi i Transparancës bënë me dije, se benzina është rritur me 6 lekë, ku një litër do të shitet 198, ndërsa me shumicë 186 lekë. Gazi, nga ana tjetër, do të shitet 78 lekë litri me pakicë dhe 66 me shumicë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSHEN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/ litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se këto çmime erdhën si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha dje pas mbledhjes së qeverisë se dy bordet e transparencës për karburantet dhe ushqimet do të jenë aktive për aq kohë sa ndikohemi nga çmimet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat