Tentoi të vidhte paratë nga arka e kishës, kapet minoreni në Maliq

Shqipëria

Tentoi të vidhte paratë nga arka e kishës, kapet minoreni në Maliq

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Një minoren është kapur ditën e sotme në Maliq, pasi tentoi të vidhte lekët nga arka e kishës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të kishës pasi kishte tentuar të largohej.

Në xhep i është gjetur një sasi e vogël lekësh. Në lidhje me ngjarjen po kryhen veprimet e mëtejshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat