Komunikacioni në Maqedoni, sot do të mbyllen disa rrugë në Shkup

Shkupi

Komunikacioni në Maqedoni, sot do të mbyllen disa rrugë në Shkup

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Për shkak të xhirimeve të skenave nga filmi “Illuminated”, sot (26 qershor) nga ora 18:00 deri të enjten (27 qershor) në orën 5:00 do të ketë ndryshim të regjimit të qarkullimit në bulevardin “Srbija” në Shkup, njoftoi kompania e produksionit .

Është planifikuar të xhirohet në pjesën ndërmjet bulevardit “Treta Makedonska Brigada” dhe bulevardit “Srbija”. Një shirit trafiku do të mbyllet nga kryqëzimi me bulevardin “Boris Trajkovski” deri në kryqëzimin me bulevardin “Treta Makedonska Brigada”. Gjatë xhirimeve, vetëm autobusët e transportit publik të qytetit, kamionët dhe ambulancat do të lejohen të lëvizin në të njëjtën zonë.

Gjatë xhirimeve, ndihma policore është ofruar nga SPB Shkup.

Ndërsa LAMM njofton se sot në mëngjes komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat