Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhër qendror

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhër qendror

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

MPB njofton se policia ka arrestuar një person i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Sot në ora 08:45, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor në kuadër të SPB Shkup në rrugën “Gjorgji Dimitrov” në Shkup, në territorin e komunës së Kisella Vodës, kanë arrestuar 46-vjeçarin V.S. nga Shkupi.

I cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti.

I ndaluari do ju dorëzohet autoriteteve të burgut”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat