Shqiptohen 102 masa në Shkup

Shkupi

Shqiptohen 102 masa në Shkup

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

MPB njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (18.06.2024) policia ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit në territorin e Shkupit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 masa.

Nga to, 14 masa për vozitje pa patentë shofer, dy masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 10 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, dy masa për kalim në semaforë të kuq”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat