Bashkia e Shkupit: Muri i rrënuar i Qendrës Klinike është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Muri i rrënuar i Qendrës Klinike është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

“Njoftojmë opinionin se pas takimit të sotëm të organizuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza, me prezencën e përfaqësuesve të Komunës Qendër, Bashkisë së Shkupit dhe MPB-së, lidhur me rrënimin e murit dhe rrethojës së Qendrës Klinike, është konfirmuar pretendimi i Bashkisë së Shkupit se organi ligjor për të vepruar në këtë rast, përkatësisht sipas akteve ligjore dhe nënligjore i takon Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë”.

Kështu thonë nga Bashkia e Shkupit në lidhje me murin e rënuar, që funksionon si gardh i Qendrës Klinike. Prej atje thonë se ky mur është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, d.m.th., ndërtimi/rindërtimi i tij mund të bëhet vetëm nga Ministria ose organi i saj i autorizuar për të.

Këshilltari shtetëror për organizimin dhe funksionimin e sistemit për menaxhim me kriza, Dragi Tarçugovski, ka treguar se riparimi i rrethojës së murit mbajtës duhet të bëhet urgjentisht dhe menjëherë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo çështje është diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në takim. Në planin afatgjatë, problemi është shumë më serioz dhe më i madh, sidomos kur bëhet fjalë për përfshirjen e plotë të ujërave nëntokësore nga Vodno, sepse një pjesë e rrjetit të kanalizimit që është ndërtuar në vitet 50 të shekullit të kaluar është shkatërruar ose zënë dhe një pjesë është e mirëmbajtur”.

“Pra, kërkohet rikonstruksion dhe ndërtim krejtësisht i ri i një sistemi të ri, që është zgjidhje afatgjatë që mund të zgjasë me vite apo edhe një dekadë. Por është një problem shtetëror që do të zgjidhet në të ardhmen”, thotë përfaqësuesi nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat