Ndalohet një person nga Shkupi për të vuajtur dënimin me burg

Shkupi

Ndalohet një person nga Shkupi për të vuajtur dënimin me burg

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Policët nga SPB Shkup sot në ora 03:30 në Shishevë të Shkupit kanë hequr lirinë J.S.(25) nga fshati Shishevë, njoftoi MPB.

Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg prej 5 vitesh e 11 muajsh për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 dhe “prodhim dhe tregtim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Siç thuhet në njoftim, personi është dërguar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov për procedurë të mëtutjeshme.

Pas së cilës do të dërgohet në institucionin kompetent penal për vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat