Humb jetën një këmbësor në Shkup, goditet nga motoçikleta

Shkupi

Humb jetën një këmbësor në Shkup, goditet nga motoçikleta

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

“Më datë 08.06.2024 rreth orës 12:20 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Krste Misirkov”, në afërsi të kryqëzimit me Blv. “Goce Dellçev” në Shkup, një motoçikletë “Honda” me targa të Shkupit e drejtuar nga E.S. (26 ) nga Shkupi ka goditur këmbësorin A.I (74) nga Shkupi.

Nga plagët e marra A.I (74) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në një spital privat në Shkup.

Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat