Gjobiten 117 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 117 shoferë në Shkup

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 117 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 masa, nga të cilat shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur tetë masa për kalim në semafor të kuq, gjashtë masa për ndryshim të paligjshëm drejtimi gjatë drejtimit të automjetit…”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat