Vrasja në Shkup, gazetarja thotë se askush nga dëshmitarët s’flet për media

Shkupi

Vrasja në Shkup, gazetarja thotë se askush nga dëshmitarët s’flet për media

Më: 27 maj 2024 Në ora: 14:51
Gazetarja nga Shkupi, Emine Ismaili

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmjën e së dielës në Shkup.

Në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri dhe këngëtari shqiptar, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë.

Gazetarja nga Shkupi, Emine Ismaili në një lidhje direkte për emisionin Kosova Today, tha se askush nuk po jep informata për mediat se çfarë kanë parë gjatë incidentit.

“Deklarata për media refuzojnë të japin ata pak persona që ndoshta kanë arritur të shohin. Ata vetëm mund të thonë se kanë arritur te pjesa ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri dhe që personat e lënduar kane qene në veturë dhe pastaj janë dërguar nëpër spitale”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat