Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shkodër.
Ngjarja ndodhi në fshatin Golem, ku nga të shtënat, ka mbetur i plagosur një person.
Ndërkaq, autori, Marjo Kroni, është shpallur në kërkim, raporton Abcnews.
Dyshohet se ai është larguar nga vendi i ngjarjes, me një furgon të bardhë.