Digjet shtëpia dykatëshe në Shkodër, zjarri përfshin edhe disa banesa ngjitur me të

Shkodra

Digjet shtëpia dykatëshe në Shkodër, zjarri përfshin edhe disa banesa ngjitur me të

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 08:26
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale

Zjarri ka përfshirë një banesë dykatëshe në Shkodër.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, dhe një tjetër e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat