Zjarr në Shkodër drejt shuarjes, dy zjarrfikës dhe një e moshuar dërgohen në spital nga asfiksia

Shkodra

Zjarr në Shkodër drejt shuarjes, dy zjarrfikës dhe një e moshuar dërgohen në spital nga asfiksia

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 00:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri që ka përpirë 5 banesa në tregun e rrobave të përdorur në Shkodër ka dëmtuar rreth 100 tregtar që operonin në këtë zonë.

Bëhet me dije se 2 zjarrfikës dhe një e moshuar janë asfiksuar nga zjarri dhe janë dërguar në spital.

Flakët e zjarrit kanë kryer mjaft dëme materiale.

Siç bëhet me dije zjarri është drejt shuarjes edhe pas ndihmës së ardhur nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat