Plagosje në Shkodër, 49-vjeçari përfundon në spital pasi u godit me sende të forta

Shkodra

Plagosje në Shkodër, 49-vjeçari përfundon në spital pasi u godit me sende të forta

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç.

Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat