NASA publikoi gabimisht një video nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe shkaktoi shumë spekulime

Shkencë & Teknologji

NASA publikoi gabimisht një video nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe shkaktoi shumë spekulime

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 08:23
Kanali i drejtpërdrejtë i NASA-s në YouTube ka transmetuar një audio që tregonte se një anëtar i ekuipazhit po përjetonte efektet e sëmundjes së dekompresionit (DCS).

NASA ka transmetuar aksidentalisht një simulim të astronautëve që trajtohen për sëmundje dekompresimi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke nxitur spekulime për një emergjencë.

Bëhet e ditur se kanali i drejtpërdrejtë i NASA-s në YouTube ka transmetuar një audio që tregonte se një anëtar i ekuipazhit po përjetonte efektet e sëmundjes së dekompresionit (DCS).

Siç raportohet, në audio, një zë femëror u kërkonte anëtarëve të ekuipazhit që “të marrin komandantin me kostumin e tij”, të kontrollojnë pulsin e tij dhe t’i sigurojnë atij oksigjen.

Disa entuziastë të hapësirës postuan në lidhje me audion me paralajmërime se kishte një emergjencë serioze në ISS, shkruan Reuters.

“Kjo audio u devijua pa dashje nga një simulim i vazhdueshëm ku anëtarët e ekuipazhit dhe ekipet tokësore stërviten për skenarë të ndryshëm në hapësirë ​​dhe nuk lidhet me një emergjencë të vërtetë”, thuhet në postimin e ISS.

“Nuk ka asnjë situatë emergjente në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës”, shtoi ai.

Ndryshe, DCS i cili shkaktohet nga azoti ose fluska të tjera gazi në qarkullimin e gjakut për shkak të një ndryshimi në presionin atmosferik, mund të ndikojë në sistemin nervor qendror dhe është potencialisht fatal.

Anëtarët e ekuipazhit në ISS ishin në gjumë në kohën e transmetimit audio, ndërsa përgatiteshin për një shëtitje në hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat