Shimpanzetë ‘vetëmjekohen’ me bimë kuruese

Shëndetësia

Shimpanzetë ‘vetëmjekohen’ me bimë kuruese

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Sipas shkencëtarëve, shimpanzetë e egra hanë bimë që kanë veti qetësuese dhe anti-bakteriale për të shëruar veten.

Grupi i shkenctarëve bëri “punën e tyre detektive” në pyjet e Ugandës – duke vëzhguar kafshë që dukeshin të plagosura ose të sëmura për të kuptuar nëse po vetë-mjekoheshin me bimë.

Kur një kafshë e lënduar kërkonte diçka specifike nga pylli për të ngrënë, studiuesit mblodhën mostra të asaj bime dhe e analizuan atë. Shumica e bimëve të testuara rezultuan se kishin veti antibakteriale.

Shkencëtarët, të cilët publikuan gjetjet e tyre në revistën PLOS One, mendojnë se shimpanzetë mund të ndihmojnë edhe në kërkimin e ilaçeve të reja, shkruan BBC.

Studiuesit mblodhën dhe analizuan fierin – një bimë e quajtur “Christella parasitica”, e cila doli të kishte veti të fuqishme anti-inflamatore.

Në total, studiuesit mblodhën 17 mostra nga 13 lloje të ndryshme bimore dhe i dërguan për t’u testuar nga Dr. Fabien Schultz, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Neubrandenburg në Gjermani.

Kjo zbuloi se pothuajse 90% e ekstrakteve pengonin rritjen e baktereve dhe një e treta kishin veti natyrale anti-inflamatore, që do të thotë se mund të reduktonin dhimbjen dhe të nxisin shërimin, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat