Shqiptarët konsumojnë kripë 2 herë mbi normën, mjekja: Nxit hipertensionin arterial

Shëndetësia

Shqiptarët konsumojnë kripë 2 herë mbi normën, mjekja: Nxit hipertensionin arterial

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:12
Ilustrim

Popullata shqiptare e do shumë kripë, aq sa nuk respekton asnjë limit në përdorimin e saj. Edhe pse nuk ka studime të mirëfillta, disa vlerësime të bëra nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ka nxjerë në pah se konsumi ditor i kripës nga një person në vendin tonë është dy herë mbi normat e lejuara.

Por ky nuk është një lajm i mirë. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë faktuar se konsumi i tepërt i kripës, po nxit hipertensionin. Ky fakt provohet edhe nga mjekët kardiologë në Shqipëri, të cilët pohojnë se pacientët e tyre janë në rritje.

Eliminimi i kripës është këshilla e parë për pacientët që vuajnë nga hipertensioni.

Por ekspertët e ISHP, kanë parë që kripa e shtuar, të cilën e marrin nga një së produktesh të paketuara, është shkaktare e disa sëmundjeve.

Kripa mbi norma është përgjegjëse edhe për fatalitetet, ndaj ekspertët besojnë se nëse Shqipëria do të ulte normën e konsumimit të kripës brenda rekomandimeve, do të kursente 1000 jetë gjatë një viti. Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka mbikonsumim të kripës, pasi edhe i gjithë rajoni është në të njëjtat vlera, disa madje edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat