Pse nuk kanë efekt antibiotikët? Mjekja: Kemi përdorim të panevojshëm

Shëndetësia

Pse nuk kanë efekt antibiotikët? Mjekja: Kemi përdorim të panevojshëm

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Doktoresha Mirela Dibra, e ftuar në GoodMorning Albanians tha se bakteret po krijojnë rezistenca nga antibiotikët.

Ajo tha se kjo ndodh sepse bakteret mund te evoluojnë më shpejt se shkenca.

Fajtor për situatën doktoresha bën dhe përdorimin e panevojshëm ose të papërshtatshëm të antibiotikëve.

“Ashtu siç evoluon çdo qenje e gjallë në botë, ashtu evoluon dhe bakteret. Ato mundohet të bllokojnë veprimin e antibiotikëve dhe mekanizmi i tyre mund të ndryshojë shumë herë më shpejt se ç’mund të ndryshoj shkenca. Jemi të kufizuar sepse numri i antibiotikëve që japin efekt është shumë më i pakët dhe sot po krijohen mënyra të reja si pakterofagët që luftojnë viruset. Një ndër arsyet është se e kemi tepruar me antibiotikë. Në Evropë vdesin çdo vit rreth 34 deri në 36 mijë veta nga rezistenca bakteriale sepse bakteret mund të evoluojnë aq shumë sa asnjë ilaç nuk jep efekt. Kemi përdorim të panevojshëm ose të papërshtatshëm. Ka prindër që japin antibiotikë 2 ditë dhe kjo krijon rezistencë”, tha doktoresha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat