A duhet të flejë fëmija në një krevat me prindërit? Përgjigjja do t’u bëjë të reflektoni

Shëndetësia

A duhet të flejë fëmija në një krevat me prindërit? Përgjigjja do t’u bëjë të reflektoni

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 21:57
Ilustrim

Të fjeturit e fëmijës, në një krevat me prindërit, ka të mirat e veta, por ka edhe një problem shumë të madh. Sipas specialistëve, të fjeturit e fëmijës në një krevat me prindërit, krijon shumë nxehtësi dhe fëmija, duke patur trurin të parritur dhe të papjekur, për pasojë edhe qendrat e frymëmarjes janë të papjekura.

Kështu, fëmija nuk arrin të realizojë frymëmarje të plotë siç ndodh kur është i zgjuar. Frymëmarja bëhet superficiale dhe në vend që të thithi oksigjenin dhe të nxjerrë anhidritin karbonik, e rithith anhidritin karbonik dhe kështu mund të ndodhë “sindromi i vdekjes së menjëhershme”.

Ky rrezik shtohet edhe më shumë nëse prindërit, (qoftë edhe njëri) janë duhanpirës. Kjo gjendje, ky sindrom, ndodh nga mosha 6 muaj deri në moshën 5 vjeç.

Prindër kini kujdes, në dhomat ku flenë fëmijët t’i mbani temperaturat nën 20 gradë. Mos i mbuloni dhe vishni trashë fëmijet kur i vini në gjume. Fëmija më mirë të flejë në një mjedis të freskët, pasi është edhe më i shëndetshëm. Bakteriet dhe viruset nuk janë shumë aktiv kur temperaturat e mjedisit janë nën 20 gradë, kështu edhe sistemi imunitar fuqizohet edhe më shumë dhe minimizohet rreziku për sindromin e vdekjes së menjëhershme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat