Pse njerëzit e pasur janë gjenetikisht më të rrezikuar nga sëmundja e kancerit

Shëndetësia

Pse njerëzit e pasur janë gjenetikisht më të rrezikuar nga sëmundja e kancerit

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Njerëzit e pasur janë gjenetikisht në rrezik më të madh prej sëmundjes së kancerit se sa të varfërit dhe ky është një përfundim që ka dalë nga një studim i ri. Ky hulumtim i kryer në “University of Helsinki” më Finlandë ekzaminoi marrëdhënien mes statusit socio-ekonomik dhe një sërë sëmundjesh të ndryshme.

Personat që janë të privilegjuar të gëzojnë një status më të ngritur shoqëror, janë njëherësh në rrezik gjenetik më të shtuar për kancerin e gjirit, prostatës dhe llojeve të tjera të kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër, ata që janë më pak të pasur, janë gjenetikisht më të ndjeshëm ndaj diabetit, artritit, depresionit dhe kancerit të mushkërive thanë studiuesit.

Udhëheqësja e studimit, mjekja Fiona Hagenbeek, e “Institute for Molecular Medicine Finland” (FIMM), tha se rezultatet fillestare mund të çojnë në gjetjen e të dhënave të tjera për të matur rrezikun e sëmdjeve bazuar në gjenetikë.

“Në të ardhmen, protokollet e shqyrtimit për kancerin e gjirit mund të përshtaten në mënyrë që gratë e pasura, me arsim të lartë dhe të prekura nga kanceri i gjirit të kontrollohen më herët në moshë dhe më shpesh se gratë e kategorive të tjera,”  tha ajo.

Ky studim është shpallur si i pari që ka kërkuar lidhjen me statusit shoqëror të pacientëve dhe 19 llojeve të ndryshme sëmundjesh. "Shumica e modeleve të parashikimit për sëmundje lidhen me informacionet me bazë demografike, si gjinia dhe mosha biologjike, duke pranuar se shifrat e sëmundjeve ndryshojnë mes burrave dhe grave," u shpreh mjekja.

Fakti që profesionet e mira dhe njerëzit e shkolluar janë më të ekspozuar ndaj stresit, ankthit, depresionit  në krahasim me personat që kanë një punë që ka vetëm lodhje fizike, gjithë ngarkesa “mendore” përkthehet në më shumë shanse për sëmundje ndaj kësaj kategorie shoqërore.

Studiuesit theksuan se mund të bëhet punë e mëtejshme për të kuptuar plotësisht lidhjet midis profesioneve specifike dhe rrezikut nga sëmundje të ndryshme.

“Studimi ynë u përqendrua vetëm tek individët me prejardhje evropiane dhe do të jetë gjithashtu e rëndësishme në të ardhmen të shohim nëse vëzhgimet tona në lidhje me ndërveprimin e statusit socio-ekonomik dhe gjenetika për rrezikun e sëmundjes përsëritet te njerëzit nga vendet me të ardhura më të larta,” shtoi Hagenbeek.

Duket se qëllimi i këtij studimi është përfshirja e informacionit gjenetik në kujdesin shëndetësor duke personalizuar çdo kontroll dhe trajtim bazuar në të dhënat gjenetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat