Çaji i ftohtë djeg më shumë kalori se çaji i nxehtë

Shëndetësia

Çaji i ftohtë djeg më shumë kalori se çaji i nxehtë

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Duke konsumuar çaj të ftohtë humbni më shumë kalori sesa me çaj të nxehtë.

Në këtë përfundim arritën hulumtuesit në Universitetin e Fribourg-ut, të cilët u përpoqën të kuptonin se cila ishte temperatura perfekte për më shumë efekte në humbjen e peshës.

Studiuesit zviceranë sollën në vëmendje çajin Yerba Mate, shumë popullore në Amerikë dhe i pasur me kafeinë. Pjesëmarrësit në studim konsumonin 500 mililitra në ditë pa sheqer në ditë, në 3 dhe 55 gradë temperaturë. Rreth një orë e gjysmë pas konsumit të tij, studiuesit matën disa tregues, përfshirë: presionin e gjakut, punën e zemrës, rrjedhën e gjakut që pompon zemra, konsumin e oksigjenit dhe oksidimin e yndyrave. Këto u krahasuan më pas me të njëjtat variabla të matura përpara konsumimit të çajit.

Në sajë të krahasimit u arrit në rezultatin se shpenzimi i energjisë është rreth 2 herë më i lartë gjatë konsumimit të çajit të ftohtë, i cili ka 8.3% yndyrë, krahasuar me çajin e ngrohtë i cili ka 3.7% yndyrë. Përveç kësaj, çaji i ftohtë nxit oksidimin e yndyrës dhe zvogëlon ngarkesën metabolike të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat