Oruqi: Komuna e Rahovecit merr vendim për banorët që nuk kanë qasje në rrugë

Prizreni

Oruqi: Komuna e Rahovecit merr vendim për banorët që nuk kanë qasje në rrugë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Kuvendi i Rahovecit ka mbajtur seancën e rregullt në të cilën u votuan gjashtë pika dhe pika e parë ishte për konstituimin e së drejtës së kalimit nëpër dy parcela komunale, të cilat nuk kanë dalje në rrugë publike, krijimi i të drejtës së kalimit për pronarët e parcelave, të cilët nuk kanë qasje në rrugët kryesore.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Afrim Oruqi, ka thënë se me këtë vendim u japin të drejtë banorëve të kenë qasje, por kjo vlen vetëm për pronat të cilat menaxhohen nga komuna.

Ai ka thënë se për shkak të zhvillimeve që Komuna e Rahovecit ka ndërmarrë, janë detyruar të bëjnë disa ndryshime në këtë drejt-kalim duke formuar dy parcela me qëllim të qasjes më të lehtë për qytetarët.

Oruqi: Komuna e Rahovecit merr vendim për banorët që nuk kanë qasje në rrugë

“Bëhet fjalë për drejt kalimin për rrugë, për banorët që kërkojnë dhe nuk kanë qasje në rrugë, ne po marrim vendim që ti japim të drejtë banorëve mirëpo në prona komunale, Kuvendi Komunal i Rahovecit ka të drejtën ligjore që të jep drejtë kalimi vetëm në pronat të cilat i menaxhon vetë. Pikën e parë të cilën e kemi votuar ka pasur një drejt-kalimi në të cilën ka marrë vendim kuvendi, por ne për shkak të zhvillimeve që ndodhin në terren që është duke u ndërtuar shtëpia e shëndetit, ndërsa tani ka filluar ndërtimi i çerdhes së qytetit, për shkak të nevojave tona ne e kemi ri-dizajnuar të drejtën e këtij kalimi. Më herët këtë vendim ka prekur një parcelë, tani janë formuar dy parcela dhe këtyre banorëve iu ka dhënë mjaft kohë dhe komuna vazhdon t’iu garantojë edhe me këtë vendim, mirëpo prej këtyre dy parcelave edhe gjatësia e kalimit është pak më e gjatë për arsye se aty është veç se një objekt dhe po ndërtohet edhe një objekt tjetër”, tha ai.

Sipas Oruqit, qytetarët gëzojnë të drejtat e tyre për kërkesa në Komunën e Rahovecit duke shtuar se ai së bashku me kuvendin dhe komunën janë të gatshëm për bashkëpunim.

Oruqi: Qytetarët e Rahovecit kanë të drejtë që çdo ditë të bëjnë kërkesa

“Qytetarët e Komunës së Rahovecit kanë të drejtë që çdo ditë të bëjnë kërkesa dhe kuvendi bashkë me kryetarin aty ku kanë mundësi, aty ku nuk pengohet mbarëvajtja e procesit edukativo arsimor atëherë e qon dhe e propozon pa ndryshim pronari, pronar vazhdon të mbetet Komuna e Rahovecit, mirëpo atyre njerëzve iu jepet e drejta për të kaluar në këtë sipërfaqe”, ka thënë ai.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka përgëzuar Oruqin për përmbushjen e premtimeve.

Latifi: Përgëzoj drejtorin Oruqi për punën e kryer

“Unë e kam një përgëzim për drejtorin Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe e inkurajojë që me qenë një nga ekspertët të agjencisë kadastrale të Republikës së Kosovës dhe shkollën nuk e di a e ka për këtë por sqarime më të thuktë dhe më të thjeshta edhe kaq mirë, unë e kam ditë që është i mirë”, ka thënë ai.

Në seancën u përgëzua edhe klubi i hendbollit Rahoveci për triumfin kampion i Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat