Dezinsektimi në kryeqytet, Komuna me njoftim të rëndësishëm për bletarët

Prishtina

Dezinsektimi në kryeqytet, Komuna me njoftim të rëndësishëm për bletarët

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 16:57
Ilustrim

Komuna e Prishtinës, ka nisur me dezinsektimin hapësinor në kryeqytët.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha për Zhvillim Rural, Donjeta Dragusha.

Në një shkrim në Facebook, Dragusha ka publikuar oraret për bletarë, teksa ka bërë thirrje për kujdes ndaj bletëve.

Dezinsektimi do të fillojë çdo ditë nga ora 19:30.

Dita e parë: 29.06.2024 – Ulpiana,Dardania,Arbëria,Shkabaj,Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.

Dita e dytë: 30.06.2024 – Aktash,Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc.

Dita e tretë: 01.07.2024 – Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic, Kodra e Trimave.

Dita e katërt: 02.07.2024 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re.

Dita e pestë: 03.07.2024 – Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.

Dita e gjashtë: 04.07.2024 – Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh.

“Në ditët e dezinsektimit ju lutem të bëni kujdes në mbrojtjen e bletëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat