Drejtoria e Administratës së Prishtinës shtyn mbledhjet e këshillave për shtator

Prishtina

Drejtoria e Administratës së Prishtinës shtyn mbledhjet e këshillave për shtator

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Drejtoria e Administratës së Prishtinës, njofton se për shkak të temperaturave të larta, datat e parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë shtyrë për në Shtator.

Krejt kjo sipas tyre është bërë për shkak të temperaturave të larta.

Ndër tjera në njoftimin e drejtorisë thuhet që vendimi është marrë për të garantuar sigurinë dhe që qytetarët të kenë më të lehtë pjesëmarrjen.

Njoftimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Drejtoria e Administratës ju informon se për shkak të temperaturave të larta, datat e parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë shtyrë për në Shtator.

Vendimi është marrë nga Komisioni për Këshilla Lokal, për të garantuar sigurinë dhe lehtësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve.

Ju lutemi të qëndroni të informuar për çdo ndryshim të mundshëm përmes faqes sonë zyrtare dhe rrjeteve sociale.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat