Për tri orë shi në Prishtinë i merr uji “përjetimet” e Përparim Ramës

Prishtina

Për tri orë shi në Prishtinë i merr uji “përjetimet” e Përparim Ramës

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 12:07
Përparim Rama

Reshje të mëdha shiu përjetoi mbrëmë Prishtina, shi ky i cili për pak orë arriti t’i mbush me ujë, e t’i bëjë pothuajse të pakalueshme rrugët e asaj që kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama e pati quajtur “Prishtina e Përjetimeve”.

Lidhur me gjendjen mbrëmë foli drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica I cili tha se ajo është e rëndë.

“Jemi në Qendrën Operative duke pranuar shumë thirrje të qytetarëve. Gjendja momentale është tejet e rëndë. Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, tha Fushtica.

Edhe dy ekipe kujdestare të zjarrfikësve janë në punë”, tha ai.

Në ndërkohë lexuesit kanë dërguar edhe pamje të vërshimeve të disa lagjeve dhe zonave të Prishtinës.

Prej lagjeve të cilat ka pasur vërshime dhe janë prekur më së shumti ishin, Rruga C, Kodra e Trimave, Emshir, Kalabria dhe të tjera.

Ishte rrethrrotullimi në Rrugën B, i cili u vështirë i kalueshëm për automjete për shkak të vërshimeve.

Qytetarët dërguan pamje edhe nga ajo pjesë e kryeqytetit.

Në shumë zona të Prishtinës gjendja është paraqitet goxha e rëndë.

Shumë lexues kanë dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihet se edhe sheshet e Prishtinës nuk kanë shpëtuar nga uji.

Për më tepër ato, janë mbushur me ujë, në sasi goxha të mëdha.

Nga këto vërshime në kryeqytet u prekën edhe 15 udhëtarë të një autobusi, të cilët u detyruan të evakuohen, pasi mjeti me të cilin udhëtonin e kishte të pamundur të qarkullonte.

Mjeti transportues, kishte mbetur në nënkalimin tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinës.

Ndërkaq, ishte sizmologu Shemsi Mustafa, ai i cili e kritikoi pushtetin lokal në Prishtinë lidhur me mënyrën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Mustafa tha se “Prishtina ka mungesë totale profesionale të rregullimit të planeve urbanistike sipas kritereve”.

“Në takimet që i mbajmë për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore me vendas dhe ndërkombëtarë, para disa viteve kam ngritur këtë problem për kryeqytetin tonë Prishtinë, që është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë”, u shpreh ai.

Prishtina e Përjetimeve të Ramës apo e vërshimeve?

Mbrëmja e 23 qershorit nuk ishte e para kur prishtinasit u përballën me vërshime. Para tyre, një muaj më parë, ata përjetuan të njëjtën gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat