Reshjet në Prishtinë, 15 udhëtarë evakuuohen nga një autobus

Prishtina

Reshjet në Prishtinë, 15 udhëtarë evakuuohen nga një autobus

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Prishtinë, 15 udhëtarë janë evakuuar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin e ka pasur të pamundur të qarkullonte. Ky mjet transportues kishte mbetur në nënkalimin tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinës.

Këtë për median e ka konfirmuar Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave.

“Jemi duke punuar që ta largojmë autobusin, por për momentin e kemi të pamundur për shkak se e ka lëshuar ajri”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, shumë nga rrugët  e kryeqytetit kanë qenë të vërshura shkak i shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat