Shiu në kryeqytet, mbyllen pikat e parkingut të ‘Prishtina Parking’

Prishtina

Shiu në kryeqytet, mbyllen pikat e parkingut të ‘Prishtina Parking’

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 21:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Për shkak të reshjeve me dentistet të lartë të shiut në kryeqytet, ndërmarrja “Prishtina Parking” ka njoftuar se tash e gati dy orë të gjitha pikat e parkingut me laura janë të mbyllura për operim.

“Që nga ora 19:00, të gjitha pikat e parkingut me laura janë të mbyllura për operim për shkak të rrebeshit të shiut që shkaktoi vërshime. N.P.L. Prishtina Parking është detyruar të mbyll pikat me qëllim të evitimit të incidenteve në punë për punonjësit e ndërmarrjes” – thuhet në njoftim.

Prishtina Parking iu bëri thirrje të gjithë vozitësve për kujdes përgjatë parkimit në këtë kohë.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat