Reshjet e shiut, gjendja e rrugëve në Prishtinë e rëndë

Prishtina

Reshjet e shiut, gjendja e rrugëve në Prishtinë e rëndë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të kryeqytetit.

Lidhur me gjendjen ka folur drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica.

Fusha tha se “gjendja momentale është e rëndë”.

“Jemi në Qendrën Operative duke pranuar shumë thirrje të qytetarëve. Gjendja momentale është tejet e rëndë. Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, tha Fushtica.

“Edhe dy ekipe kujdestare të zjarrfikësve janë në punë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat