Prishtina mban javën e shëndetësisë duke lavdëruar veten

Prishtina

Prishtina mban javën e shëndetësisë duke lavdëruar veten

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:12
Kërkesa e odës për Ministrinë e Shëndetësisë është që të dëgjohet edhe zëri i tyre.

Java e shëndetësisë është shënuar me disa aktivitete në kryeqytet. E gjithë kjo me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për jetesen e shëndetshme. E derisa drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Prishtinë lavdërohen për kushte, farmacistët kanë kërkesa për rregullimin e çmimit të ilaçeve.

Nënkryetarja e Odës së Farmacistëve në Kosovë, Jehona Hakaj, ka thënë se më e nevojshmia tani është që të rregullohet sigurimi shëndetësorë, ngase nga ai moment farmacisti nuk do të merret më me çmimet.

Kërkesa e odës për Ministrinë e Shëndetësisë është që të dëgjohet edhe zëri i tyre.

Hakaj: Të rregullohet sigurimi shëndetësor

“2:00 Njëherë e përgjithmonë të rregullohet çmimi i ilaçeve që çdo barnatore të ketë çmimet e njëjta dhe farmacisti të mos mirret me çmime ku ka më lirë e mës shtrejtë,,,2:22 dhe çka është më e rëndsishme e nevojshme të rregullohet sigurimi shëndetësorë. Kur rregullohet sigurimi shëndetësorë kjo pjesa e shërbimeve profesionale farmacisti do të jetë në nivelin më të lartë, të mirret me terapinë, recetën, dhënien e ilaçeve dhe nuk duhet të mirret me çmimet... 5:36 Ne i përfaqësojmë 1600 farmacistë nga të cilët janë anëtarë të odës dhe mendoj se vetëm se është koha e fundit që të rregullohet çështja e barnatoreve, se nga mjekësia unë mendoj, se sektori i farmacisë ka mbetur më i lënë anash,” ka thënë Hakaj.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka thënë se kjo drejtori ka rritur shërbimin shtëpiak i cili punon nga 12 orë në 365 ditë, janë rritur shërbimet laboratorike, radiologjie dhe stomatologjike.

Sadiku ka shtuar se gjatë vitit 2023 drejtoria e shëndetësisë ka mbuluar mbi 500 mijë euro për barna.

Sadiku: Vetëm vitin e kaluar kemi mbulu 500 mijë euro kemi shpenzuar për barna

“Vetëm vitin e kaluar kemi dhënë diku rreth 3 milionë e 500 mijë shërbime, mbi 1 milion e 100 mijë vizita, rreth 1 milion shërbime laboratorike. Ne kemi rrit shumë shërbime në Prishtinë e kemi rrit shërbimin shtëpiak që punon sot 12 orë 365 ditë, kemi rrit shërbimet laboratorike, radiologjike, stomatologjike dhe gjitha këto kanë ndikuar sot që ne me u krenu me shëndetësinë e Prishtinës…3:09 Vetëm vitin e kaluar, kemi mbulu 500 mijë euro, kemi shpenzuar për barna, duke pasur parasysh që 40 për qind diku i ka mbulu Ministria e Shëndetësisë”, ka shtuar Sadiku.

Kurse, specialistja e mjekësisë familjare, Arjeta Pula, është shprehur se në aktivitetet që janë mbajtur në javën e shëndetësisë, janë ofruar shërbime dhe këshilla për qytetarët, për arsye që popullata të ndërgjegjësohet më shumë.

Pula: Të ndërgjegjësohet popullata

“Aktiviteti fizik, lënja e shprehive të këqija, lënja e duhanit, përdorimi i alkoolit, me një fjalë të bëhët një ndërgjegjësim më i gjerë i popullatës lidhur me të jetuarit me një stil jetese të shëndetshme që të ketë një shëndet të plotë…7:34 Me të vërtetë ka një përparim shumë të madh, çdoherë është arritur zhvillimi i shëndetësisë, ofromi i shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë”, është shprehur Pula.

Kp gjithashtu ka kontakuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me zhvillimet dhe ngecjet në sektorin e shëndetësisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Disa nga aktivitetet kryesore gjatë javës së shëndetësisë ishte edhe dhurimi vullnetar i gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat