Një grua në Prishtinë kafshohet nga qeni, ajo që i doli në ndihmë ishte kafshuar ditë më parë

Prishtina

Një grua në Prishtinë kafshohet nga qeni, ajo që i doli në ndihmë ishte kafshuar ditë më parë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 10:35
Gruaja në Prishtinë kafshohet nga qeni

Problemet me qentë endacakë vazhdojnë në kryeqytet ndonëse nga zyrtarë lokalë e qendrorë vazhdojnë të thonë se po punojnë drejt zgjidhjes së kësaj çështje.

Qytetarët në baza ditore po ballafaqohen me rrezikun nga qentë, gjersa rasti i fundit i kafshimit ndodhi sot në orët e paradites në Aktash të Prishtinës.

Një grua duke ecur në këtë rrugë të kryeqytetit u kafshua nga qeni, ndërsa ironia më e madhe ishte se ajo që e ndihmoi më pas gruan po ashtu ishte kafshuar nga qeni ditë më parë.

Image
Gruaja në Prishtinë kafshohet nga qeni

Rastet e tilla po vazhdojnë në kryeqytet, ndërsa përgjegjësinë nuk e merr askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat