Qytetarët ankohen për mungesën e ndriçimit në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë

Prishtina

Qytetarët ankohen për mungesën e ndriçimit në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Në lagjen Pablo Neruda, e cila gjendet në rrugën Ahmet Haxhiu (ish Lidhja e Prizrenit), në Prishtinë tani e disa muaj nuk funksionon ndriçimi i lagjes.

Për zgjidhjen e këtij problemi qytetarët janë ankuar në platformën Ndreqe.com.

Lidhur me rastin, media ka kontaktuar me Drejtorinë për Shërbimi Publike në Prishtinë, të cilët kanë thënë se janë në pritje të kontratës së mirëmbajtjes së ndriçimit.

“Jemi në pritje të lidhjes së kontratës së mirëmbajtjes së ndriçimit publik ku pas përfundimit të të gjitha procedurave do të rregullohet në afatin më të shkurtër”, thuhet në përgjigje.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat