Stacioni i Autobusëve: Nuk e përkrahim planin për Kalabrinë, Komuna nuk na pyeti

Prishtina

Stacioni i Autobusëve: Nuk e përkrahim planin për Kalabrinë, Komuna nuk na pyeti

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Ndërmarrja publike lokale “Stacioni i Autobusëve sh.a.” në Prishtine ka reaguar për planet e Komunës së Prishtinës në lidhje me ndërtimet në lagjen Kalabria, ku ndodhet edhe vetë kjo ndërmarrje.

Në një përgjigje dërguar emisionit “Kiks Kosova”, kjo ndërmarrje ka thënë se nuk e përkrahin planin e Komunës për zhvillimin e kësaj pjese.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit të Kryeqytetit, por plani si i tillë nuk na është prezantuar fare dhe rrjedhimisht edhe nuk mund të japim përkrahje për të”, ka thënë Stacioni i Autobusëve.

Ndër të tjera, ndërmarrja thotë se për planin në fjalë të Komunës janë informuar nga mediat, dhe se për të njëjtin as që janë pyetur e as konsultuar.

“Pra, ne si Ndërmarrje të gjitha informacionet deri tani i marrim nga mediat pasi që askush nga Institucionet nuk na ka njoftuar e as pyetur/konsultuar lidhur me planin”, deklarojnë nga kjo ndërmarrje.

Ndërmarrja publike lokale “Stacioni i Autobusëve sh.a.” thotë se menaxhohet nga Komuna e Prishtinës, por si e tillë thotë se është në shërbim të të gjithë Kosovës dhe e lidh Kosovën me rajonin dhe Evropën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat