Ngordh një arushë në ‘Pyllin i Arinjve Prishtina’

Prishtina

Ngordh një arushë në ‘Pyllin i Arinjve Prishtina’

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

“Pylli i Arinjve Prishtina”, ka njoftuar se arusha e njohur me nofkën”Kasandra”, është gjetur sot e ngordhur në kafazin e saj.

Siç njoftohet, “Kasandra” kishte treguar shenja të problemeve shëndetësore në kohët e fundit dhe pavarësisht përkujdesjes dhe trajtimit të marrë nga veterinerët,m

“Kasandra e bukur na ka lënë zemërthyer, pasi e gjetëm papritur të pajetë në strofullin e saj. Kohët e fundit ajo kishte shfaqur shenja shqetësuese. Pas trajtimit nga veterinerët tanë, gjendja e saj fillimisht u përmirësua. Megjithatë, vetëm pak ditë pasi kishte filluar trajtimi, ajo u gjet e pajetë nga kujdestarët e saj. Rezultatet e analizave zbuluan se Kassandra vuante nga kanceri që ishte përhapur në disa organe të brendshme”, thuhet në njoftim.

Ajo ishte arusha e parë që u shpëtua nga FOUR PAWS në Kosovë në mars të vitit 2013. Kjo pasi ‘Kasandra’ ishte braktisur plotësisht nga pronari i saj i mëparshëm, pasi ai kishte mbyllur restorantin e tij.

Kafazi i saj ishte i vogël dhe nuk ofronte asnjë strehë nga moti i keq, ndëraq ushqehej herë pas here nga dashamirët e kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat