Kalabria me shumë mungesa, vlerësojnë ekspertët

Prishtina

Kalabria me shumë mungesa, vlerësojnë ekspertët

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:26
Kalabria

Me mungesa të shumta vlerësohet se u përcoll plani rregullativ mbi lagjen e Kalabrisë nga Komuna e Prishtinës.

Për KIKS-in, eksperti i ndërtimit Driton Tafallari thotë se detaji i parë që mungon në këtë plan janë statistikat e vjetra të banorëve të lagjes së Kalabrisë.

Tafallari shton se Komuna e Prishtinës, planit rregullativ nuk i ka bashkangjitur as planifikimin e zonave të kësaj lagjeje.

Duke qenë se në këto prona publike po planifikohet të ndërtohen ndërtesa afariste, Tafallari  thotë se nga institucionet komunale nuk janë të informuar as se sa është e frekuentuar ajo zonë, në mënyrë që të vazhdojnë investimet e tilla.

Duke krahasuar koeficientin që Rama donte të vendoste për pronat publike me koeficientin e pronave private, një ndryshim të tillë mes pronash Tafallari e quan të palogjikshëm.

Në seancën e datës 3 qershor, pas marrëveshjes me asamblistët e partisë Vetëvendosje dhe me partitë më të vogla opozitare, Komuna e Prishtinës uli koeficientin nga 7 në 3.

Një ndryshim i tillë brenda dite, eksperti Tafallari thotë se nuk mund të ndodhë në një institucion serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat