Alarmon asambleisti i VV-së: Rama ka bllokuar sheshin Xhorxh Bush për interes të një biznesi

Prishtina

Alarmon asambleisti i VV-së: Rama ka bllokuar sheshin Xhorxh Bush për interes të një biznesi

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 19:06
Përparim Rama

Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Petrit Reçica, ka alarmuar përmes një postimi, duke thënë se kryetari Rama e ka bllokuar sheshin Xhorxh Bush duke e pamundësuar shfrytëzimin e pronës publike nga qytetaret.

“Pas tentimit per tjetërsimin e pronës publike ne rastin e Pishinës se Germise, pushteti komunal, me sakte Kryetari Rama me LDK, kësaj radhe kane jape ne shfrytëzim sheshin Xhorxh Bush cili është rrethua duke e pamundësuar shfrytëzimin e pronës publike nga qytetaret”, ka shkruar Reçica.

Tutje ai ka thënë se ka kërkuar qasje në dokumente publike që ta shohë se çka po ndodhë, por nuk ka marr asnjë përgjigjje.

“Unë javen e kaluar kam kërku nga zyrtaret kompetent te komunës qasje ne dokumente publike, me pa çfare po ndodhe me ketë hapësire te barikadume tash e disa dite, me pa ne çfare forme është jape ne shfrytëzim, kush jane operatoret ekonomik dhe pse pa asnjë thirrje publike.

Derisa si asamblesit i Komunës ende skam marre asnjë përgjigje, si qytetar i qytetit jam thellësisht i shqetësuar me ketë praktik te LDK-se per tjetërsim te hapësirave publike, te cilën s’do ndalemi se kundërshtuari në çdo formë”, ka përfunduar në reagimin e tij Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat