Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka komentuar përfundimin e Javës së Krenarisë.
Ai në Facebook ka publikuar foto nga festa me LGBTIQ+ shesheve të kryeqytetit.
“Komuniteti jonë i jashtëzakonshëm LGBT+ ka guximin për të jetuar në mënyrë autentike. Forca juaj, përballë vështirësive dhe angazhimi juaj i palëkundshëm për barazi, na frymëzojnë të gjithëve.
Ju na kujtoni se dallimet tona nuk janë ndarje, por mundësi për ta mbështetë edhe më fort diversitetin dhe gjithëpërfshirjen, që janë thelbi i një kryeqyteti sikurse është Prishtina”, ka shkruar Rama.