Sot në Prishtinë mbahet parada e krenarisë

Prishtina

Sot në Prishtinë mbahet parada e krenarisë

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Me sloganin kemi qenë dhe do të jemi, komuniteti LGBT+ mban sot “Paradën e Krenarisë”.

Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë në orën 17:30 në Sheshin “Skënderbeu”.

Në orën 18:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës dhe do të përfundojë tek Biblioteka Kombëtare.

Parada do të përmbyllet me një koncert.

Kjo paradë është pjesë e “Javës së Krenarisë” e cila ka nisur më 3 qershor.

Ky shënon edicionin e tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë.

“Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë ata individë që avokojnë çdo ditë për barazi dhe gjithëpërfshirje. Kjo javë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre, edhe në këtë edicion të tetë kjo javë mbetet pasaporta kryesore e individëve LGBTIQ+ në Kosovë”, thuhej në njoftimin e “Prishtina Pride”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat