Xhaferi: Duhet të investohen 1 miliard euro për ta bërë Prishtinën evropiane

Prishtina

Xhaferi: Duhet të investohen 1 miliard euro për ta bërë Prishtinën evropiane

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 08:14
Drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi

Drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi i ftuar në DPT te Fidani se në Prishtinë duhet të investohen mbi 1 miliard euro që të quhet evropian.

Ai ka prezantuar planin për Rrugën A.

“2 vjet e gjysmë që jam drejtor, ditën e pare e kemi nisur projektin, kemi filluar projektin për 2.5 kilometra. 8 milionë e gjysmë. Nëse e shohim për 8 kilometra të tjerë, ne na duhen edhe 25 milionë euro. Brenda mandatit të dytë do të mbyllet segmenti i rrugës A. Krijon jetë më të mire për krjet banorët e kësaj ane. Është rrugë me gjashtë korsi, me shteg të biçiklistave.”, ka thënë Xhaferi.

Ai tha se Rruga A dhe Unaza e Qytetit, janë projektet më të rëndlsishme, që do tëi japin një dimension të ri komunikacionit në Prishtina.

Xhaferi tha në Prishtinë jamë zhvilluar dhjetëra investime kapitale.

“Brenda Prishtinës ka pasur një dinamikë të madhe vititn e kaluar, me përqindje nuk jam shumë i mrië por shumica e projekteve të vitit të kaluar janë përmbyllur,”, tha ai.

Ai tha se të gjitha projeketet e mëdha që i ka nisur kjo drejtori do të përmbyllen këtë vit. Ai tha se tërë angazhimin e tij e përqëndron te zhvillimi i projeketeve.

“Është kënaqësi kur njerëzit të ndalin në rrugë dhe të falenderojnë për angazhimin. Secili projekt ka probleme. Ne vijmë prej një kaosi të një infrastrukture të vjetëruar. NË Prishtinë në rrjetin e kanalizimit fekla nuk është investuar që nga paslufta.”, tha ai.

Xhaferi po ashtu tha se është bërë digjitalizimi i të gjitha kërkesave të qytetarëve.

“Secili banor që ka bërë kërkesë i kemi digjitalizuar dhe do ta kemi më të lehtë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat