Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, flasin nga AUV

Prishtina

Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, flasin nga AUV

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime rreth dyshimeve se disa qenë janë helmuar në Prishtinë.

Por, ende nuk dihet se saktësisht kush e ka shkaktuar këtë helmim.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet edhe nga policia.

Kjo u konfirmua gjatë ditës së sotme nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës përmes një përgjigje.

Zëdhënësi Lamir Thaçi, tha se ka dyshime të bazuara se tre qentë endacakë kanë ngordhur si pasojë e helmimit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 03.06.2024 ka pranuar informatën se në lagjen 4 Llullat Prishtinë ka ngordhje të qenve nën dyshimin helmim. Menjëherë kemi dërguar ekipin inspektues veterinarë të cilët kanë konstatuar gjendjen faktike në rast. Aty janë gjetur 3 qenë endacakë të ngordhur. Ndërsa një qen me pronar i ngordhur ishte larguar nga vendi nga vetë pronari sipas raportit të policisë. Nga 3 qentë endacakë të ngordhur njeri ka qenë me numër identifikues, gjë qe nënkupton se ka qenë i trajtuar sipas projektit të kastrim sterilizimit”, tha Thaçi.

Ai theksoi në afërsi të qenit të ngordhur ka qen një produkt sallamerie virshlle.

“Nga shenjat klinike të qenve të ngordhur janë vërejtur shkumëzime nga goja dhe të vjellura, shenja klinike këto të cilat ngrisin dyshime të bazuar se qentë kanë qenë të helmuar. Po ashtu edhe insektet në kontakt me produktin ishin të ngordhura gjë qe e vërteton dyshimin për helmim. Inspektorët kanë urdhëruar menjëherë largimin e qenve dhe asgjësimin e tyre në vend lokacionin për asgjësim të përcaktuar nga komuna. Po ashtu kompania e kontraktuar ka bërë edhe pastrimin e vendeve ku ishin të ngordhura kafshët. Nga ana e zyrtarëve policor është iniciuar rast dhe është nen hetime”, tha ai në një përgjigje.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime edhe nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat